Nje psikiater e pershkruan homoseksualitetin, nje patologji Nga baku.com

Një psikiatër spanjoll që e përshkroi homoseksualitetin para Senatit si një patologji ka shkaktuar zemërim në Spanjë. "Homoseksualiteti është një patologji", deklaroi Aquilino Polaino, profesor i psikiatrisë në një universitet katolik, gjatë daljes në gjyq para senatorëve spanjollë, në mes të debatit për legalizimin e martesave mes homoseksualëve në Spanjë. "Një baba i dhunshëm, i rezervuar apo alkolist ose një nënë që rri ftohtë apo që të mbron jashtë mase janë shkaqet e kësaj sëmundje që çon në depresion dhe në toksimani", u shpreh psikiatri. Fjalët tij shkaktuan zemërim në shoqatat spanjolle të homoseksualëve si dhe u kritikuan nga opozita. "Është një fanatik që do të na çojë në elektroshok", u shpreh i revoltuar presidenti i shoqatës "Triangle". "Partia Socialiste, nxitëse e projektligjit për martesat mes homoseksualëve, ka paraqitur disa teza groteske dhe paleolitike", shtoi ai.
| Nga baku.com Sinoziti, përse shkaktohet dhe si kurohet
Shpesh çdo dhimbje kokë trajtohet thjesht me një aspirinë dhe sapo dhimbja kalon, ashtu bie edhe interesimi për diagnostikimin e saktë te saj. Dhe dhimbjet e kokës kanë shkaktarë të shumtë, duke filluar nga ftohja, sinoziti e deri tek dhimbjet e forta të migrenës. Por disa mënyra të reja të trajtimit të dhimbjeve të kokës ofrojnë shpresa për të sëmurët. Një pamje e kompjuterizuar e trurit tregon reagimin e trurit kur njeriu provon dhimbje të migrenës, sëmundje e cila prek rreth 20 për qind të amerikanëve. Por problemi është se pacientë të tillë shpesh diagnostikohen gabim. Kurimi Diagnostikimi i saktë ka shumë rëndësi, pasi vetëm kështu mjekët mund të ndërhyjnë në kohën e duhur për parandalimin e keqësimit të gjendjes shëndetësore. Pas diagnostikimit të saktë, ilaçi më i mirë kundër simptomave të sinozitit është provuar të jetë ai i grupit të ilaçeve triptan, që e largojnë menjëherë dhimbjen e kokës, por njëkohësisht shkaktojnë marrje mendsh. Shkencëtarët tani janë duke kryer prova për përdorimin me sa më efektivitet të ilaçeve triptan, që mund të merren nga goja, por edhe nëpërmjet injeksioneve. Këto terapi të reja bëjnë të mundur jo vetëm trajtimin e simptomave në përgjithësi, por shpesh eliminojnë edhe dhimbjet e kokës të shkaktuara nga migrena. Mjekët thonë se ilaçet e llojit triptan janë të efektshme në më shumë se 80 për qind të rasteve, por ata rekomandojnë që personat që vuajnë nga sëmundje vaskulare duhet të shqyrtojnë përdorimin e alternativave të tjera të mundshme. Llojet e sinozitit Sinoziti është një infiamacion akut ose kronik i një nga hapësirave(seno) të parahundës. Sipas vendndodhjes dallojmë 4 lloje sinozitesh: Sinozit të maxiles; sinozit të frontales; sinozit të etmoidales; sinozit të sfenoidales. Sipas përhapjes sëmundja mund të jetë mono ose bilaterale. Kur infiamacioni kap më shumë hapësira (seni), quhet Polisinozit. Nga ana klinike këto konsiderohen si bllokime të këtyre hapësirave duke mos lejuar daljen e lëngut që formohet gjatë infektimit që quhet Essadato (me një përbërje proteinike, i pasur me mucopolisakariddhe qelizave ematike). Por mund t'i kemi edhe të llojit me formim ose jo të "puss" (material me linfocite të vdekura). Shkaktarët Sinoziti mund të jetë si pasojë i një infiamacioni të rrugëve të frymëmarrjes të hundëve, akut ose kronik, infeksioni dentar, fraktura të maxiles, grip, faktor alergjik. Vatra është energjia që aktivizon sistemin nervor dhe mund të ndryshohet lehtë nga stresi dhe ndryshimet klimatike, në gjendje që të ndikojë në gjendjet shpirtërore, përveçse dhe shkakton sinozitin dhe dhimbje kokë. Për të zhdukur shqetësime të tilla, në fakt kryhet dhara, një trajtim që konsiston në derdhjen shumë ngadalë, të vajit të nxehtë të sezamit në qendër të ballit të pacientit, i shtrirë në një shtrat të rehatshëm druri. Sipas disiplinës ajurvedike, mesi i ballit është vendi i syrit të tretë, i lidhur me qendrat funksionale të trurit dhe në gjendje, nëse stimulohet, të rrisë prodhimin e serotoninës dhe ndjesinë e kënaqësisë dhe relaksit. Zakonisht, sinoziti shkaktohet lehtësisht nga stresi, emocioni dhe tensioni dhe është i shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth; ndaj një nga metodat e kurimit është edhe psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet më emocionet intensive. Nga ana tjetër dhimbjet e kokës, kanë edhe dy shfaqje të tjera, që janë dhimbja në kokë, ka dy shfaqje karakteristike, migrenën dhe spondiliatrozën, ato janë dy nga shqetësimet më të shpeshta edhe pse në disa raste mund të jetë një shenjë e mirë; shfaqja e një lodhjeje ose një tensioni, por nëse është e fortë dhe e përsëritur është simptomë i një sëmundjeje cerebrale si: ematomë, encefalite, meningjit ose ndonjë hipertension i rëndë.
Këshilla
1- -Evitoni diellin në pikun e vapës 2- Mbani gjithmonë syze edhe në dimër edhe në verë 3- Përdorni sa më shumë ushqime me fibra 4- Në rast se ju fillojnë dhimbje është mirë që të konsumoni menjëherë kafe 5- Evitoni zhurmat e larta, të magnetofonit, televizorit 6- Për t'u qetësuar, qëndroni në qetësi të plotë dhe në një ambient të mbyllur dhe në errësirë për të paktën 30 minuta
Sinoziti
Pse sëmuren njerëzit nga sinoziti Më parë, njerëzit bënin shkaktarë të shfaqjes së sinozitit grumbullimin e një pjesë të gjakut në hundë, por ajo u hodh poshtë nga studiues të ndryshëm dhe mendohet se shkaktare e shfaqjes së saj janë ngacmues të ndryshëm, si zhurmat e forta, drita e fortë, problemet e ndryshme, alkooli, uria, streset psikologjike, erërat e helmeve etj.
Sinoziti, më i shpeshtë tek të rinjtëProblemet me sinozitin , shpesh fillojnë që në moshën e adoleshencës, mandej bëhen më të rënda rreth moshës 25-vjeçare. Sipas specialistëve të shëndetësisë, është shumë e vështirë, të kesh probleme me sinozitin, në rast se nuk ke pasur më parë, gjatë kësaj moshe.
Ushqime me fibra, për të evituar sinozitin Ushqime me fibra që në mëngjes. Kjo është një nga këshillat bazë për të mbajtur sa më larg sinozitin. Sipas specialistëve shumë nga ushqimet e veçanta ndikojnë në mirëqenien tonë, por një ndryshim i veçantë që rrit nivelin e energjive ndodh kur njeriu ha për mëngjes një ushqim të pasur me fibra.
Përgatiti: Blerina KACA Marrë nga tiranaobserver
P.s Smiley shkrimet i marrë nga faqe të ndryshme dhe ne shumicen e rasteve i kam vendosur se ku i kam marrë,nëpër gazeta si panorama,ballkan,tiranaobserver,dita,sot,metropol,zëri i amerikes etj këto shkrime nëpër gazeta vendosen sot e nuk janë nesër prandaj është e vështirë qe te vendos linqe.
|
Fëmijët, rreziqet që sjell mishi i huaj në hundë
Flet mjeku otorinolaringolog, Bledi Nini
Mishi i huaj është një sëmundje që prek kryesisht fëmijët 3-8 vjeç. Arsyeja?
Trashëgimia, nevojat imunologjike të kësaj moshe dhe infeksionet e përsëritura, që prekin hundën dhe kanalin që lidh hundën me gojën. Në një intervistë për “Panorama” mjeku otorinolaringolog, Bledi Nini, shpjegon se çfarë rreziqesh mund të sjellë në organizëm kjo sëmundje dhe si mund të trajtohet.
Çfarë është mishi i huaj? Vegelacioni adenoid ose siç njihet në popull mishi i huaj është zmadhimi ose hipertrofia e indit limfatik në zonën ku hunda komunikon me gojën. Indi limfatik në këtë zonë është i vendosur në disa vende dhe së bashku me bajamet krijon një të ashtuquajtur unazë limfatike. Kjo patologji duhet dalluar nga disa patologji të tjera që shfaqin simptoma të ngjashme, sidomos në vështirësinë për të marrë frymë nëpërmjet hundës. Kështu ka sëmundje të lindura si atresia koanale (bllokimi i hapjes së hundës në kavitetin oral nëpërmjet një membrane që bllokon njërën ose të dy hapjet e hundës). Por dhe devijimi i septumit nasal për shkaqe fiziologjike ose traumatike. Po kështu duhet dalluar nga traumat e hundës, që shkaktojnë zhvendosje të fragmenteve kockore brenda hundës ose grumbullim të gjakut në këto struktura (hematoma). Një patologji tjetër “e ngjashme” është masa polipoze në kavitetin e hundës.
Nga se shkaktohet? Zmadhimi i indit limfatik në radhë të parë mund të jetë si rezultat i faktorëve konstitucional, individualë (tipi limfatik). Normalisht gjithë unaza limfatike në moshën 3-8 vjeç luan rol të rëndësishëm mbrojtës për gjithë organizmin. Për të plotësuar nevojat imunologjike si në këtë moshë dhe në pubertet, indi limfatik zmadhohet duke dhënë njëkohësisht pasoja negative për organizmin si pasojë e këtij zmadhimi. Faktor tjetër i zmadhimit të indit limfatik adenoid janë dhe infeksionet e përsëritura të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes (gripi, bajamet, rinitet etj.
Cilat janë grupmoshat më të prekura? Kjo është një patologji që prek të gjitha shtresat sociale dhe prek njëlloj si femrat ashtu dhe meshkujt. Kjo sëmundje nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me faktorët gjeografikë dhe klimaterikë. Por mendohet se është e lidhur me faktorët gjenetik (trashëgiminë). Grupmosha më e prekur është ajo midis 3-8 vjeç. Por kësaj moshe, megjithëse në mënyrë fiziologjike, indi limfatik fillon të atrofizohet, komplikacionet e shkaktuara prej tij vazhdojnë për një kohë të gjatë ose për gjithë jetën.
Çfarë komplikacionesh mund të japë kjo sëmundje? Si rezultat i pengesës mekanike të vazhdueshme, të ngadaltë dhe progresive në rrugët e sipërme të frymëmarrjes do të lindin çrregullime të hershme dhe të vonshme. Në përgjithësi dëmtohet zhvillimi fizik dhe psikik i fëmijës, deformohen kockat e fytyrës dhe ato të kraharorit. Përveç kësaj fëmija paraqet mangësi edhe në zhvillimin mendor në krahasim me bashkëmoshatarët e tjerë. Për të shpjeguar këto ndryshime ka teori të ndryshme, por ajo që pranohet sot nga shumica e studimeve është hipoksia kronike ose varfëria e gjakut dhe për pasojë edhe e trurit me oksigjen të nevojshëm. Përveç këtyre problemeve, mishi i huaj në hundë shkakton gjithashtu infeksione të veshit (otite), të cilat mund të shkaktojnë ulje të dëgjimit të gradave të ndryshme. Këta fëmijë vuajnë gjithashtu nga sinoziti, anginat, laringitet, spazmat laringale, astma bronkiale etj.
Si trajtohet kjo sëmundje? Trajtimi më i mirë është ai kirurgjikal, i cili konsiston në heqjen e masës adenoide. Ky është një operacion që mund të kryhet me anestezi lokale ose gjenerale. Eshtë një ndërhyrje që realizohet shpejt, pa komplikacione dhe me rezultate shumë të mira për shëndetin fizik dhe mendor të fëmijës.
Doktor, është e vërtetë që mishi i huaj në hundë shkakton gërhimat, të cilat mendohet se shkaktojnë probleme të ndryshme, deri me zemrën? Gërhimat janë një situatë që duhet dalluar nga mishi i huaj në hundë. Këto janë një fenomen që mund të çojnë deri në apne (bllokim i frymëmarrjes për disa sekonda). Por duhet kuptuar se këto shkaktohen nga rënia e palatumit të butë mbi faring, si pasojë e lëshimit të muskulaturës nga faktorë të tillë si: obeziteti (mbipesha), lodhja fizike, alkooli, duhani etj. Por ky fenomen dallon nga mishi i huaj, pasi ky shfaqet kryesisht te adultët (të rriturit), ndryshe nga mishi i huaj në hundë që është një patologji më e zakonshme në moshën pediatrike.
Nga Baku.com |
Birra, e mirë për kockat e grave
Lajme të mira për gratë. Sipas një studimi të kryer nga mjekët e “St Thomas’ Hospital” në Londër, një krikëll birrë në ditë ndihmon në ruajtjen e shëndetit të kockave, dhe në këtë mënyrë në parandalimin e osteoporozës.
Studimi ka vlerësuar variacionin e ushqyerjes së kockës, duke u dhënë personave të moshave të ndryshme (18 deri 50 vjeç) birrë me gradacione të ndryshme alkoolike. Në një periudhë prej 6 orësh, ka rezultuar se etanoli që përmban birra arrin të ndikojë në hormonet që njihen si shkaktarë të dobësimit gradual të kockës, që me kalimin e viteve çon në shfaqjen e osteoporozës.
Rezultatet tregojnë se efektet dobiprurëse të konsumit të etanolit mbi parandalimin e dobësimit të masës kockore krahasohen me ato të kalciumit. Duke komentuar rezultatet, profesor Jonathan Powell, shef i studimit ka deklaruar se: “Të gjithë dimë se mungesa e kalciumit ndikon në mekanizmin e humbjes së masës kockore, por ne kemi arritur të zbulojmë se etanoli që përmban birra ka të njëjtin efekt, në mos më të mirë. Natyrisht gjithçka duhet të jetë në masë, për vetë faktin se konsumi i lartë i birrës sjell efekte anësore”, - ka shtuar Powell
NGA BAKU 207.com
Si ta mbrojmë lëkurën nga dielli
Nxehtësia dhe uji i detit kuron veshkat dhe tiroidet
Lëkura mbulon gati plotësisht të gjithë trupin tonë. E si e tillë na mbron nga traumat, goditjet, rrezatimet etj. Ajo ka funksion termorregullues e frymëmarrës, deri diku. Gjithashtu, lëkura depoziton yndyrnat, vitaminat (vit. D) e ujin. Dielli ndihmon trupin për të prodhuar vitaminën D, e cila nevojitet për të ndërtuar skeletin. Vitamina D ndihmon trupin të marrë kalcium nga zorra.
Djegiet e diellitParandaloni kancerin e lëkurës, duke përdorur vajra që përmbajnë faktor mbrojtës ndaj rrezeve UVA dhe UVB. Vëreni produktin me kujdes dhe mos harroni hundën, buzët, veshët dhe këmbët. Përdoreni atë të paktën 30 minuta përpara se të dilni. Përsëriteni pas dy orësh, në rast se bëheni me djersë ose pas notit, si të nevojitet. Përdorni kapele që t'i bëni hije kokës, fytyrës dhe qafës. Mbroni sytë që të parandaloni kataraktet e mundshëm në jetë, duke përdorur syze 99-100% mbrojtje nga rrezet UVA dhe UVB.
Fëmijët poshtë moshës një vjeç duhen mbajtur sa më larg diellit, sepse lëkura e tyre është shumë sensitive. Risku për fëmijët e kësaj moshe që të dehidratoken ose raste të goditjeve nga dielli është shumë i lartë. Mbajini fëmijët në hije të veshur lehtë me rroba që mbulojnë krahët dhe këmbët. Një kapele me vrima është e domosdoshme. Vajrat për të vegjlit nën gjashtë muaj nuk rekomandohen. Disa këshilla të tjera që mund të ndiqen janë: rrezet më dëmtuese janë nga ora 11-16. Mundohuni të qëndroni brenda ose në hije gjatë këtyre orëve. Lëkura dëmtohet në më pak se 15 minuta nga dielli, dhe kjo vihet re plotësisht pas dymbëdhjetë orëve. Retë nuk ju mbrojnë nga efektet e dëmshme të diellit. Kini kujdes nga rëra dhe uji, sepse ato reflektojnë deri në 50% të rrezeve në lëkuren tuaj. Edhe pse mund të jeni në çadër ose në hije, ju duhet të merrni masa të mëtejshme.
EkspozimiDermatologët këshillojnë që nuk duhet të ekspozohemi në diell nga ora 11.00 e deri në orën 16.00, për shkak se në këtë orar rrezet e diellit janë më të dëmshme. Megjithatë, nga sondazhet e bluzave të bardha rezulton se janë shumë pak ata plazhistë që e kufizojnë ekspozimin në diell në këto orare. Po ashtu, gjatë gjithë kohës së banjës së diellit, është i rekomandueshëm përdorimi i kremit sa herë që të futeni në det e të dilni që andej. Specialistët thonë se çdo një orë duhet përsëritur mbulimi me krem solar. Gjithashtu sipas dermatologëve, nuk duhet tepruar me ngjyrën çokollatë të trupit. Plazhi shihet si një mënyrë për të larguar stresin. Të gjithë, sapo hyn stina e verës, mendojmë pushimet në bregdet. Synojmë që nën rrezet e diellit të marrim ngjyrën çokollatë të dëshiruar, edhe pse e dimë që ajo s'është gjë tjetër veçse teprim me qëndrimin në diell. Por, ngjyra çokollatë e trupit është teprim edhe me një pigment kanceroz. Njerëzit që jetojnë dhe punojnë në mjedise të mbyllura gjatë gjithë vitit në verë, në mënyrë të parregullt dhe jograduale, marrin rrezet e forta të një dielli nën temperatura të larta, pa u mbrojtur prej tij. Këta njerëz nuk i bind as fakti shkencor se nxirja është shfaqje e dukshme në lëkurë e një mbidoze rrezesh ultravioletë
DetiTerapia e detit kuron me sukses mjaft sëmundje dhe lehtëson përparimin e shumë të tjerave. Por nuk duhet abuzuar me dëshirën për banjë dielli, pasi rekomandimi i saj ose jo, mësohet vetëm në kontaktet me mjekun. Dihet që një numër sëmundjesh përkeqësohen dhe për disa të tjera, dielli mund të jetë me pasoja për jetën. E mira është që të bëhen banja ajri në hije dhe në orët e mëngjesit. Banjat e mëngjesit janë të këshillueshme për sëmundjet e kockave dhe muskujve. Banjat e detit kanë veprim pozitiv në shërimin e reumatizmës që ka kaluar fazën e acarimit para 6 - 7 muajsh. Për të tillë të sëmurë këshillohen banja ajri dhe pas një jave banjat e diellit në orët e mëngjesit. Bëhen 15 - 20 seanca të përgjithshme. Mund të bëhen edhe banja dielli të pjesshme, duke zbuluar vetëm kyçet e sëmura në 2 - 3 seanca. Nëse nuk ka prirje për t'u përsëritur sëmundja, përdoren edhe banjat e ujit, por për këtë, i sëmuri duhet ambientuar mirë, duke u lagur me ujë deti disa herë. Temperatura e ujit në fillim duhet të jetë 34 gradë Celsius, pastaj mund të zhytesh në ujë që zbret në 22 gradë.
Këshilla1- Mbani syze dielli
2- Kremin kundra diellit përdoreni 30 minuta para se të dilni nga shtëpia
3- Evitoni lëvizjet nga ora 11 deri në orën 16
4- Vishuni lehtë, dhe tregoni kujdes për fëmijët deri në moshën 10- vjeçare
5- Fëmijët deri në 6 muaj, nuk duhet të lyhen me vajra plazhi
6- Mbani gjithë kohën ujë mineral me vete (ndihmon në qarkullimin e gjakut)
7- Shtojini menysë së përditshme sa më shumë sallata dhe lëngje
8- Uji i detit bën mirë për gjëndrat tiroide
9- Nxehtësia e verës kuron veshkat
Djegia nga dielli
Banjat për frakturat dhe plagëtNë raste të frakturave ose të plagëve veprojnë mirë banjat e ajrit prej 15 - 20 minutash e deri në dy orë, dy - tri herë në ditë në temperaturën e ajrit 16 - 22 gradë. Banjat e diellit përdoren të pjesshme dhe të përgjithshme. Të pjesshme, kur plagët mbyllen me vështirësi.
Nxehtësia, e dobishme për veshkatBanjat e diellit veprojnë mbi veshkat. Krahas me zgjerimin e enëve të gjakut të lëkurës, zgjerohen edhe enët e gjakut në veshka. Nëse shtohet djersitja në lëkurë, nuk ka ndonjë ndryshim në funksionin e veshkave, por kur nuk shtohet djersa, banjat e diellit shkaktojnë rritjen e punës së veshkave.
Tiroidet, si kurohen ne pyje dhe bregdetSëmundjet e këtyre gjëndrave janë të lidhura me funksionin e prishur të tyre nga shumë faktorë. Sëmundja që do mjekim klimaterik është tireotoksikoza e gradës së mesme dhe të rëndë, por pa çrregullime të thella. Kanë efekt të mirë vendet klimaterike në pyje dhe bregdet
NGA BAKU.COM
Parandaloni kancerin me spinaq, vaj e limon
Kanceri është një nga sëmundjet më të rënda, që rrezikojnë jetën e njeriut. Përveç operacioneve dhe kimioterapisë, një ndihmesë të dukshme në moszhvillimin e kësaj sëmundjeje, japin kurat e përgatitura me metoda popullore. Një kurë, që ka dhënë rezultate në ngadalësimin e përhapjes së sëmundjes, është përzierja me alkoolin e bimës së brokulës. Një litër alkool 60 gradë ose raki e fortë rrushi hidhet në 100 gramë kalendule. Kjo masë hidhet në një shishe, e cila mbyllet mirë dhe lihet në një vend të ngrohtë, por që të mos e zërë dielli. Pas 10 ditësh kjo masë kullohet. Merren 50 deri në 60 pika nga kjo përzierje dhe hidhen në 200 mililitra ujë. Ky lëng pihet nga pak gjatë gjithë ditës. Gjatë kohës që përdoret kjo kurë rekomandohet dhe ngrënia e tre karrotave çdo ditë. Gjithashtu, mund të përdoren rrënjët e bimës, të cilat pasi të thahen, duhet të bluhen dhe pluhuri i përftuar hidhet në një gotë me lëng frutash ose çaj. Kura me pluhurin e brokulës përdoret 3 herë në ditë. Po për këtë qëllim përdoret edhe bima e Aloe Verës. Lëngu i nxjerrë nga kjo bimë përzihet me mjaltë. Ky mjekim ka dhënë efekte të përkryera në përmirësimin e të sëmurëve. Spinaqi është një nga ushqimet më të rëndësishme në luftën kundër kancerit, si dhe të sëmundjeve të tjera të rënda. Të sëmurët, që vuajnë nga sëmundja e kancerit, duhet të hanë spinaq me oriz dhe vaj ullri, duke i shtuar dhe lëng limoni. Prandaj, për parandalimin e kancerit ky ushqim duhet të konsumohet sa më shpesh. Edhe kokë-lakra është vërtetuar se ka dhënë efekte pozitive në parandalimin e kancerit. Përqëndrimi i lartë i indolit te lakra bën që sëmundja të mos përparojë më tej. Një studim i kryer nga shkencëtarë amerikanë ka treguar se te personat që konsumonin më tepër lakër, të paktën 2 deri 3 herë në javë, zhvillimi i sëmundjes ka qenë më i ngadaltë se te ata që nuk e përdorin këtë ushqim. Edhe salca e domates ka dhënë rezultate mjaft të mira në sëmundjen e kancerit. Konsumimi i shpeshtë i salcës e frenon atë deri në një farë masë. Të sëmurëve me kancer, mjeku u këshillon të pinë sa më tepër qumësht. Qumështi në përbërje të tij ka vitaminën D, armikun numër një ndaj kësaj sëmundjeje. Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë çdo ditë qumësht kanë më pak mundësi për t’u prekur nga kanceri. Gjithashtu, të sëmurëve me kancer, mjeku ju këshillon konsumimin sa më të shpeshtë të frutave dhe perimeve në veçanti të frutave, që mbështillen me lëkurë të trashë si portokalli, limoni, shega.
NGA BAKU.COM
Hudhra ul rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës
Ata, që vuajnë nga hipertensioni, do t’u mjaftonte të hanin një thelb hudhre për të marrë veten
Të konsumosh hudhrën çdo ditë do të thotë të parandalosh shfaqjen e disa sëmundjeve. Ky është rezultati i nxjerrë pas një sërë eksperimentesh të kryera nga studiues amerikanë. Njerëzit, që e përdorin atë, janë më pak të prekur nga sëmundjet e zemrës.
Sipas studimeve është vërtetuar se njerëzit, që konsumojnë më shpesh hudhrën, janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe tensionit të lartë të gjakut.
EfektiPër ata që vuajnë nga hipertensioni, do t’u mjaftonte të hanin një thelb hudhre dhe shumë shpejt do ta ndiejnë sërish mirë veten. Por nuk rekomandohet që hudhra të përdoret nga njerëz, që e kanë tensionin e ulët, pasi do të keqësonin shëndetin e tyre. Ajo ndihmon edhe në qarkullimin në mënyrë të rregullt të gjakut. Mjekët rekomandojnë 2 thelbinj hudhre në ditë. Efekte pozitive ka dhënë përdorimi i hudhrës edhe në parandalimin e kancerit në stomak dhe në zorrën e trashë. Kanceri në zorrën e trashë është i përhapur te meshkujt dhe është vërtetuar se ata që kanë përdorur hudhra kanë pasur më pak mundësi për t’u prekur nga sëmundja. Këshillohet që çdo ditë të hahen 3 deri në 10 thelbinj hudhre. Për shkak të vetive të saj dezinfektuese, hudhra ka dhënë rezultate të shkëlqyera te të sëmurët, që vuajnë nga dhimbja e veshëve. Për këta njerëz rekomandohen disa pika nga lëngu i hudhrës në momentin e dhimbjeve. Shumë shpejt ky lëng do të jepte efekte të menjëhershme në qetësimin e veshit. Po kështu rezultate mjaft të mira ka dhënë në shërimin e gripit, kur ai është i shoqëruar me bllokim të hundëve apo dhimbje të grykëve. Një studim i kryer nga studiues amerikanë provoi se përbërësit e hudhrës mund të mbysnin 14 lloje të ndryshme bakteriesh dhe mund t’i shkatërrojnë ato. Shumë e dobishme është hudhra edhe për të sëmurët, që vuajnë nga astma dhe kolla. Përdorimi i saj ose lëngu që përftohet gjatë shtypjes, lehtëson rrugët e frymëmarrjes dhe qehtëson të sëmurin. Në Luftën e Dytë Botërore, lëngu i hudhrës ka ndihmuar në mjekimin e plagëve të rënda, të marra gjatë lufimit. Edhe sot ajo vazhdon të japë efekte të shkëlqyera në shërimin sa më të shpejtë të plagëve, duke zëvendësuar kështu edhe antibiotikët.
VleratGjithashtu përdorimi i hudhrës ka vlera të pakrahasueshme në uljen e kolesterinës në gjak. Nga studimet e bëra në USA, ku u eksperimentuan 45 burra, që kishin vlerë të lartë të kolesterinës, dhe që përdorën çdo ditë 6 thelbinj hudhre, u arrit se vlera e yndyrës në gjak u ul me 58 përqind. Lëngu i hudhrës jep një ndihmesë të madhe edhe në rikthimin e flokut të humbur. Pasi bëhet shtypja e mirë e hudhrës, me lëngun e përftuar bëhet masazh rreth 3 minuta në vendin ku ka rënë floku. Mbahet ashtu për 30 minuta dhe më pas koka lahet mirë, deri sa të largohet era e rëndë e hudhrës. Ky veprim bëhet një herë në javë deri në shfaqjen e rezultateve pozitive. Një tjetër studim ka treguar se njerëzit, që hanë hudhër çdo ditë, mund të jetojnë më gjatë. Studimi është bërë nga dietologë hollandezë dhe tregon se këta njerëz mund të jetojnë 6 vjet më shumë se të tjerët, që s’e konsumojnë këtë produkt. Vlerat e hudhrës gjenden si në përdorimin e saj të njomë ashtu edhe të thatë. Efektet e saj janë të mrekullueshme, veçse duhet patur një kujdes të jashtëzakonshëm. Përdorimi i saj në mënyrë të gabuar dëmton rëndë shëndetin e personit të sëmurë. Vetitë e saj kuruese janë edhe më praktike, duke pasur parasysh se kjo bimë rritet gjerësisht dhe gjendet lehtë.
detaj
PërbërësitHudhra është një prej produkteve më të pasura me vitamina, karbohidrate dhe vitaminë C. Hudhra e thatë përmban rreth 58 përqind insulinë. Një kilogram hudhër jep 1300 kalori. Ajo është e pasur në kripëra të kalciumit, jodit e squfurit
SëmundjetMjekësia moderne ka njohur aftësinë, që me anë të hudhrës dhe kurave, që e kanë në përbërje, të shërojnë sëmundje të ndryshme, siç janë artero-skleroza, tensioni i lartë i gjakut dhe çrregullimet e qarkullimit të gjakut, problemet e zemrës
PërdorimiVlerat e hudhrës gjenden si në përdorimin e saj të njomë ashtu edhe kur ajo përdoret e thatë. Nëse përdoret në gatim këshillohet që mos të skuqet shumë, pasi i humbet vlerat e saj. Gjatë skuqjes humbet me shijen e vajit
Paketë këshillashTë sëmurët, që vuajnë nga tensioni i ulët, nuk duhet të hanë hudhër
Këshillohet përdorimi i 3 deri në 10 thelbinj hudhre në ditë kundër sëmundjeve
Gjatë pirjes së lëngut të hudhrës ose ngrënies së saj, lani mirë gojën
Këshillohet ngrënia e hudhrës për të fituar imunitetin e organizmit
Gjatë gatimit hudhra të jetë e butë për të mos humbur vitaminat, që ajo përmban
Hudhra shërben edhe për të ulur tensionin, për personat që vuajnë nga tensioni i lartë
Kjo bimë përdoret bashkë me erëzat e tjera për gatim, pasi shumë njerëz e pëlqejnë shijen e saj
som
Veprimi baktericid i hudhrave përdoret në industrinë e konservave për të zhdukur mikroorganizmat, që kalbin lëndën organike.
Nga Baku.com
Të gjitha sëmundjet, që mjekohen me lule basani
Që në kohët më të lashta, lule basani ka qenë një bimë mjekuese shumë e çmuar. Çaji i përftuar nga bima ka ndihmuar në kurimin e shumë sëmundjeve, por rezultate të shkëlqyera lule basani ka dhënë te ulçera në stomak.
Lule basani është një nga bimët më të rëndësishme që rekomandohet për kurimin e ulçerës në stomak. Çaji i përftuar nga zierja e kësaj bime në një përzierje me vajin e ullirit, lihet për rreth 40 ditë në një enë prej qelqi. Kur kjo masë të marrë një ngjyrë të kuqërremtë, atëherë mund të përdoret. Masa e krijuar në formë kremi mund të përdoret çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje nga një lugë.
Shërimi i plagëve
Po ashtu, kjo kurë është mjaft e mirë për shërimin e plagëve të shkaktuara nga djegiet edhe në rastet kur ato janë të qelbëzuara, të cilat përtërihen me vështirësi. Përbërësit e lules e stimulojnë rigjenerimin e indit të dëmtuar. Kura duhet të zgjasë deri kur i sëmuri sheh rezultatet e dëshiruara. Lëngu i përftuar nga zierja e lules pihet si çaj, që ndihmon në rastet, kur keni probleme me tretjen e ushqimit. Një gotë me çajin e lule basanit do të mund ta shmangë problemin. Kjo bimë ka dhënë rezultate të shkëlqyera në mjekimin e atyre që vuajnë nga diarreja. Kjo dukuri sjell dhe shumë sëmundje të tjera akute apo kronike, prandaj dhe suksesi i mjekimit të saj, lidhet ngushtë me lule basanin. Kjo bimë përdoret edhe për parandalimin e sëmundjeve të mushkërisë. Një lugë nga kjo bimë hidhet në një gotë me ujë të përvëluar dhe mbulohet për pesë minuta. Më pas çaji i përftuar kullohet dhe pihet nga një gotë çaji i nxehtë çdo mëngjes. Duhet të pihet nga një gotë e çajit të nxehtë në mëngjes para buke. Çaji jep efekte mjaft të mira edhe në qetësimin e dhimbjeve të kokës. Mjekët rekomandojnë bimën e lule basanit për largimin e dhimbjeve. Për shkrirjen e gurëve në veshka, duke e përzier edhe me bimë të tjera, lule basani ka dhënë ndihmesën e vet. Për përgatitjen e çajit nevojiten 50 gramë rrënjë lule basani e kokrra dëllinje të grimcuara me 5 gramë bimë pelini të thatë. Merren 3 lugë gjelle nga kjo përzierje, hidhen në 1 litër ujë dhe zjehen për 3 minuta. Ekstrakti i përftuar lihet 10 deri 15 minuta i mbuluar dhe pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet me 5 lugë gjelle mjaltë. Çaji rekomandohet të pihet një herë në ditë gjysmë ore para ngrënies 300 mililitra ose tri herë në ditë nga 100 mililitra, por të jetë gjithmonë i nxehtë. Çaji mund të përdoret edhe në rastet kur vuani nga pagjumësia. Një gotë çaj para se të shkoni për të fjetur do t’ju sjell gjumë të menjëhershëm.
Vaji
Vaji i lule basanit këshillohet të përdoret në mirëmbajtjen e lëkurës, sidomos gjatë djgieve nga dielli. Gjithashtu vaji ndihmon në shërimin e sëmundjeve reumatike. Përgatitja e vajit të lule basanit është shumë e thjeshtë. Bima duhet të qëndrojë në diell, duke i ndarë fletët dhe lulet nga bima. Ato futen në një shishe dhe mbulohen me vaj ulliri, ndërsa shishja mbyllet mirë dhe e lihet të qëndrojë në diell 6 deri 7 javë. Për këtë kohë përmbajtja e shishes duhet tundur kohë pas kohe, kurse vaji i lule basanit do të marrë një ngjyrë të kuqe. Pas kësaj vaji duhet të kullohet në garzë të shumfishtë. Kështu i përgatitur vaji i lule basanit mund të qëndrojë 2 vjet, me kusht që të ruhet në shishe me ngjyrë të mbyllur dhe në vend të errët.
Bima
Është bimë shumëvjeçare e lartë 30 deri 100cm, afër majës është e degëzuar shumë. Rrënja është e fortë, në formë hinke dhe e degëzuar. Fletët i ka zakonisht në formë të vezës, ndonjëherë të zgjatur dhe janë të gjatë deri në 3 centimetra, të pastra dhe në sipërfaqe kanë një numër të madh pikash të shndritshme, të cilat më mirë shihen kur kthehen nga dielli. Lulet janë të verdha përgjatë majës së degëzuar dhe formojnë lulesë të gjerë në formë mbrojtësi. Lule basani përmban një komponim të kondensuar të antracenit hipericinë dhe derivatet e saj, flavonolet, taninë katehinë dhe vaj eterik. Pjesët e bimës, që shfrytëzohen në mjekësinë popullore, janë pjesët mbitokësore të bimës gjatë lulëzimit, kryesisht pjesët e larta të bimës, priten dhe lidhen në tufa të vogla, të cilat më vonë thahen në vend të errët.
shifra
1 metër
është lartësia më e madhe, që mund të arrijë bima shumëvjeçare e lule basanit
40 ditë
duhet të qëndrojë e mbyllur përzierja e çajit të lule basanit me vaj ulliri
7 javë
duhet të qëndrojë i mbyllur vaji i ullirit me bimën për përftimin e vajit
Paketë këshillash
Pjesët e bimës, që përdoren për mjekim, më parë duhet të thahen në hije
Përdorni një gotë me çaj lule basani për të larguar dhimbjen e kokës
Pjesët më të përdorura janë kryesisht pjesët e larta të bimës gjatë lulëzimit
Vaji i lule basanit duhet të marrë një ngjyrë të kuqerremtë, përpara se të përdoret
Për përgatitjen e vajit nevojitet që masa të tundet herë pas herë
Lule basani përdoret edhe për të ngjyrosur me të verdhë rrobat e leshta.
Nga baku 207
Ushqimet, që i bëjnë mirë organizmit
Këshilla nga dietologët për eliminimin e yndyrnave Përzgjedhja e ushqimeve të duhura për një dietë të shëndetshme shpesh është shumë e vështirë. Për pjesën më të madhe të njerëzve është thuajse e pamundur të kombinojnë sasinë e duhur të yndyrnave, lëngjeve, frutave dhe perimeve. Në këtë mënyrë, dieta dhe një ushqyerje e shëndetshme bëhen të pamundura dhe ky çrregullim i shkakton organizmit vetëm dëme të mëdha. Mjekët specialistë rekomandojnë të gjitha produktet që nuk duhet të mungojnë në dietën e përditshme si dhe ato produkte që duhen eliminuar.
YndyrnatJanë bazë, në shumë procese të organizmit dhe janë një formë e përqendruar e energjisë. Marrja e tepruar e yndyrnave, mund të çojë në dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat e kafshëve, vezët, peshqit, arrat, kanë yndyrna të tretshme.
Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to), apendicitin, sëmundjet e zemrës. Drithërat janë shumë të pasura me fibra.
VitaminatDhe kripërat minerale e ndihmojnë trupin të ruajë formën e mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripërat minerale, që janë shumë të nevojshëm për organizmin. Megjithatë duhen vetëm sasi të vogla, ato janë të pazëvendësueshme. Vitaminat dhe kripërat minerale veprojnë së bashku. Kripërat minerale ndikojnë në strukturat kockore, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet muskulore. Minerale të rëndësishme janë kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund të maganizohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre. Zierja me avull është më e mirë, se sa zierja e zakonshme. Mjaftë vitamina përmbajnë edhe lëkurat e frutave.
KëshillaKujdes nga paracetamoli. Shumë tableta që disa i gëlltisin me shumicë kundër kokëdhembjeve, për qetësimin e dhembjes së dhëmbit dhe dhembjeve tjera, përmbajnë paracetamol. Ky analgjetik, mjaft mirë e zëvendëson aspirinën dhe është i përshtatshëm për personat që kanë të thate në lukth dhe për ata te të cilët herë pas herë paraqitet gjakrredhja në lukth. Por kujdes! Paracetamoli dëmton veshkat. Kështu, ata që e shfrytëzojnë kanë mundësi tri herë më shumë të sëmuren nga veshkat se ata që nuk e përdorin barëra që nuk kanë paracetamol.
JogurtMe sukses mund të evitojë barkqitjen tek fëmijët. Bakteret "mike" të jogurtit dhe prodhimeve të tjera qumështore mund të pakësojnë numrin e viruseve.
Rrahjet e shpeshta të zemrës. Keni kujdes, pas pirjes së disa kafeve me radhë ndjeni rrahje të shpeshta të zemrës, është mirë që të kontrollohet mëlçia. Në rastet kur keni probleme me funksionimin e mëlçisë, kafeini i kafesë grumbullohet në gjak dhe kështu fillojnë të rrahurat e shpeshta të zemrës.
Mungesa e vitaminës AMungesa e vitaminës A shkakton shkurtpamësi dhe vërbimin e natës. Andaj, pos të tjerash hani majdanoz të freskët, i cili është i pasur me vitaminën A, por përmban edhe kalcium të nevojshëm për elasticitetin e muskulaturës së syve. Gjysmë filxhani majdanoz plotëson nevojën ditore të organizmit me vitaminë A.
LëndimetPlagët e ndotura i lani me ujë të ftohtë e pastaj i dezinfektoni me jod dhe etil-alkool. Gërithjet e vogla mos i lidhni. Ato më mirë shërohen në ajër. Plagët pakëz më të mëdha dhe ato që ndeshen me rroba mbuloni me faster ose me fashë. Ndërroni çdo 24 orë. Flasterin do ta shqepni më lehtë nga plaga, nëse këndet e tij më parë i keni lyer me benzinë për heqjen e njollave. Për plagë të rënda duhet drejtuar mjekut. Nëse vaksina e fundit kundër tetanosit është dhënë para 5 vjetëve, ajo duhet përsëritur.
Këshilla për tryezën1- Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat e kafshëve, vezët, peshqit, arrat, kanë yndyrna të tretshme, çka do të thotë se një prej porduketeve është e këshillueshme të përdoret çdo ditë
2- Drithërat nuk duhet të mungojnë asnjë ditë në tavolinën e çdo personi, pasi trupi ka shumë nevojë për to
3- Mineralet më të rëndësishme që nuk duhen përjashtuar janë kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku.
4- Vitaminat që duhet të merren gjatë javës janë vitamina A, D, E, K.
5- Kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht.
6- Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre.
7- Zierja me avull është më e mirë, se sa zierja e zakonshme.
Ushqimet
Mënyra si duhet të kombinohen ushqimet
Ka disa lloj ushqimesh që duhet të hahen të shoqëruara me të tjera, sepse kështu bëhen më të dobishme për organizmin tonë. Studimet e bëra kanë treguar se nëse i ha karotat e grira në formë sallate, pa iu hedhur vaj ulliri, mund të pakësosh sasinë e kalorive që merr.
Vitaminat që nuk duhet t'i mungojnë organizmitVitamina A, ashtu sikurse dhe vitaminat D, E, K, absorbohen nga organizmi vetëm në prani të yndurnave. Më përpara konsiderohej e papërshtatshme të bashkoheshin proteinat me karbohidratet. Vitaminat duhet të merren brenda javës
Ushqimet që nuk duhen "përzier" me njëra-tjetrënPor ka edhe ushqime që këshillohet të mos bashkohen gjatë ngrënies. Kështu, p.sh., djathi, që është i pasur me kalcium, kur hahet se bashku me mishin pengon absorbimin e hekurit nga zorrët. Lakra e bardhë kur hahet me peshk pengon absorbimin e jodit, që përmban peshku
NGA BAKU >COM
Tensioni dhe zemra, ku lidhen dy sëmundjet
Tensioni i lartë shpesh është quajtur “një vrasës i heshtur”. Një studim i fundit, ndër më të rëndësishmit, tregon se një grup ilaçesh të klasës së diuretikëve, të përdorur që para 50 vjetësh, jo vetëm që kushtojnë shumë më pak por janë edhe më të efektshme sesa ilaçet e reja që firmat farmaceutike i reklamojnë me aq bujë. Për uljen e tensionit në nivele normale ekzistojnë rreth 180 lloj ilaçesh. Por sipas një studimi të fundit, ilaçe e klasës së diuretikëve janë më të efektshmit për këtë qëllim. Nga ana tjetër këto medikamente janë më të mira jo vetëm për uljen e tensionit, por edhe për parandalimin e komplikacioneve kardio-vaskulare.
Zemra Sipas të dhënave shkencore sa më i shëndetshëm të jetë njeriu në moshë të re, aq më e qëndrueshme do të jetë gjendja e tij shëndetësore dhe më i pakët rreziku nga problemet e zemrës. Të gjithë ata të rinj që nuk gëzojnë shëndet të mirë, me kalimin e kohës ndeshen me një rrezik më të madh për t’u prekur nga sëmundja e zemrës. Ata që bëjnë një nivel të ulët ushtrimesh fizike kanë 3-6 herë më shumë gjasa të vuajnë nga tensioni i lartë, diabeti dhe probleme të metabolizmit se sa pjesëmarrësit që bënin ushtrime rregullisht. Ndërsa ata që bëjnë fare pak stërvitje fizike i kalojnë të 40 për qind më shumë shanse për nivele të larta kolesterine.
Medikamentet Mlodipina dhe Enalaprili janë ilaçe kundër tensionit të gjakut, por me efekte të ndryshme. Tek pacientët me tension normal të cilët përdorin ilaçin Amlodipin, shkalla e tensionit thuajse nuk ndryshon, ndërkohë që edhe rreziku i goditjeve në zemër, bllokimit të arterieve, vdekjeve, shtrimit në spitale për dhimbje në gjoks ose nevojës për angioplasti ose operacione bajpass pakësohet me 30 për qind. Ekspertët thonë se ky është një shembull më se i qartë për të treguar që ilaçet kundër tensionit të lartë të gjakut aktualisht mund të ngadalësojnë krijimin e pllakëzave të gjakut në arteriet e zemrës. Dihet se këto pllakëza kur shtohen bllokojnë qarkullimin e gjakut duke shkaktuar goditje në zemër dhe vdekje. Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë paralajmërojnë pacientët të mos marrin doza të larta të ilaçit naproxen ose ta përdorin atë më shumë se 10 ditë pa recetë nga mjeku, pasi mund të rrisë gjasat për infarkt, ose hemoragji cerebrale, kjo sipas rezultateve të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë. Naproxen përdoret gjerësisht për pacientët me artrit për të ulur dhimbjet. Ai jepet me recetë, apo shitet lirisht në farmaci nën emrin Aleve. Shkencëtarët e zbuluan një gjë të tillë, gjatë një studimi për të gjetur nëse ky ilaç dhe Celebrexi, problemet me të cilin dolën në pah më parë, mund të përdoreshin për të ngadalësuar efektet e sëmundjes së Alcaimerit. Rreth gjysma e 2 mijë e 500 personave të moshuar që ishin pjesë e studimit kishin shprehur shqetësime, dhe për shkak të problemeve me celebrexin që u gjet se ka lidhje me rritjen e rrezikut për goditje në zemër nëse merret në doza të larta, ishte nxitur kryerja e studimit edhe për naproxinën.
AnalizaShenja e parë e sëmundjes së zemrës në 50 për qind të rasteve vihet re vetëm kur zemra pushon së rrahuri. Por tani një analizë e thjeshtë e gjakut mund të shpëtojë jetë njerëzish. Analiza e gjakut quhet CRP ose Proteina Reaktive C, e cila mund të zbulojë mjaft herët problemet në venat e gjakut duke krijuar kështu mundësi për kurim të suksesshëm. Shkencëtarët besojnë se prekja e artereve të zemrës është shkaktari nxitës i shumë goditjeve në zemër. Kjo është edhe arsyeja që një nivel i lartë i Proteinës reaktive C mund të jetë vdekjeprurës, edhe kur niveli i kolesterinës është i ulët.
Tabela1-Të gjithë njerëzit që kanë probleme me tensionin dhe zemrën duhet të bëjnë 30 minuta ushtrime fizike në ditë
2-Ecja apo vrapimi i lehtë ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës
3-Ata që kryejnë ushtrime e intensive, siç janë ngritja e peshave, e ulin edhe më shumë rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.
4-Shumë prej medikamenteve që përdoren për të kuruar tensionin e lartë, shërbejnë edhe për të kuruar sëmundjet e zemrës.
TensioniAlkooli, shkaku kryesor i sëmundjeve në zemërPirja e pijeve alkoolike paraqet rrezik si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Studimet kanë zbuluar se ata që pinë më tepër se 21 gota verë ose birrë në javë kanë 70 për qind gjasa më të mëdha të vuajnë nga sulmi në zemër. Nga ana tjetër në këtë grupim alkoolistësh, ata që mund ta vuajnë të parët atakun, janë të gjithë personat që e kanë të trashëguar sëmundjen e zemrës.
Ilaçet e tensionit ulin 40 % sëmundjet e zemrësIlaçi Diovan për trajtimin e presionit të lartë të gjakut tani mund të përdoret edhe në trajtimin e sëmundjeve të zemrës. Sipas të dhënave, ilaçi Diovan ul rastet e vdekshmërisë në 41 për qind tek të sëmurët nga zemra. Sëmundjet e zemrës përbëjnë një problem të madh shëndetësor në Shtetet e Bashkuara. Çdo ditë 1500 amerikanë diagnostikohen me sëmundje të zemrës.
Ushtrimet fizike për tensionin dhe zemrënSipas ekspertëve, 30 minuta në ditë ushtrime fizike si ecje ose vrapim i lehtë mund të pakësojnë dukshëm rrezikun e prekjes nga sëmundje të zemrës. Për të pasur një zemër të shëndoshë nevojiten më shumë se sa ushtrime të thjeshta fizike. Ngritje peshash ndihmojnë në formimin e muskujve, por të dhënat e reja thonë se një prej muskujve që përfiton nga ky sport është edhe zemra.
NGA BAKU 207.COM
Si kurohet sëmundja e tensionit të lartë
Tensioni i lartë i gjakut është në shumicën e rasteve një sëmundje e trashëgueshme dhe një pjesë e popullsisë vuan nga H.T.A (në gjuhë mjekësore do të thotë tension i lartë). Shenjat kryesore të shfaqjes së tij, të cilat nuk duhet të shmangen në asnjë mënyrë janë dhimbje prapa kokë, zhurmë në vesh, marrje mendsh, të vjella ose ndjenjën e të vjellit. Në këtë rast duhet kërkuar menjëherë ndihma e mjekut.
Llojet e hipertensionit Rreth 10% e rasteve me hipertension janë rezultat i një problemi tjetër, si p.sh: sëmundje veshkash, tumor adrenal, ngushtim i aortës etj, etj. Në këto raste hipertensioni quhet dytësor sepse vjen si pasojë e një sëmundjeje tjetër. Në këto raste kur sëmundja tjetër që shkakton hipertensionin zhduket, edhe hipertensioni zakonisht zhduket bashkë me të. Tipi tjetër i hipertensionit quhet hypertension kryesor. Ky lloj hipertensioni prek 90% të të sëmurëve me hipertension. Shkaktari i tij ende nuk njihet. Por besohet se është rezultat i shumë faktorëve si: trashëgimia, mbipesha, mënyra e të ushqyerit, mungesë e aktivitetit fizik etj.
SimptomatHipertensioni është quajtur ndryshe edhe "vrasës i fshehtë" sepse shpesh mbetet i padiagnostikuar. Ka njerëz që as e kanë marrë vesh ndonjëherë se kanë pasur hipertension. Sëmundja përkeqësohet gradualisht dhe kjo ndodh gjatë një periudhe të gjatë kohore dhe jo brenda pak ditësh, prandaj është e vështirë që të kuptohet nga vetë personi që në fillim.
TrashëgimiaTrashëgimia ndikon në një farë masë në çdo aspekt të shëndetit tonë. Që nga personaliteti dhe sjellja deri tek mundësia për të pasur kancer. Deri 10 vjet më parë, ne kujtonim se hipertensioni është një karakteristikë e trashëguar e njeriut. Kështu nuk e kishe të vështirë të gjeje në të njëjtën familje persona me hipertension në çdo brezni. Por sot shkenca ka ecur shumë dhe ne dimë më shumë për trashëgiminë e hipertensionit. Ka popuj dhe fise të ndryshëm në botë, sidomos në vendet e pazhvilluara, ku hipertensioni nuk ekziston. Vetëm 1-2 % e popullsisë kanë hipertension, që në fakt është hipertension dytësor. Pra vjen si pasojë e një sëmundjeje tjetër. Meqenëse këta popuj nuk sëmuren me hipertension kryesor, ne mund të konkludojmë gabimisht se ata janë gjenetikisht të shëndoshë për sa i përket hipertensionit. Por nëse ne studiojmë individë me prejardhje nga këto popuj e fise, të cilët jetojnë në përëndim (Amerikë, Evropa Përëndimore, etj.) do të vërejmë se një e treta e tyre kanë hipertension dhe pikërisht hipertension kryesor, nga e cila vuajnë shumica e të sëmurëve me hipertension. Nga këto të dhëna ne konkludojmë se individët trashëgojnë një prirje për të zhvilluar hipertension. Që kjo prirje për hipertension të bëhet hipertension me plot kuptim e fjalës, duhet një faktor i jashtëm që si të thuash ndez barutin. Ky faktor gjendet në mjedisin ku jetojmë dhe është ushqimi. Popujt dhe fiset që në fillim gabimisht mendoheshin si me imunitet ndaj hipertensionit, në të vërtetë hanë ushqime që nuk e kthejnë prirjen e trashëguar për hipertension në sëmundjen e hipertensionit. Pra nuk e ndezin dot barutin siç thamë më parë. Një sëmundje e ngjashme është alkoolizimi. Personat alkoolikë e kanë trashëgim prirjen për t'u bërë alkoolikë, por nëse ata i lë në një ishull ku s'ka alkool fare, ata nuk do të bëhen kurrë alkoolikë. Mënyra e të ushqyerit sot ka ndryshuar shumë po ta krahasosh me 100 vjet më parë. Të parët tanë konsumonin rreth 50 gram sheqer në ditë, nga të cilat 34 gram ishin sheqer që ata e shtonin vetë si tek kafja, çaji, përsheshi i qumështit etj. Sot ne konsumojmë rreth 125 gram sheqer në ditë, nga të cilat 32 gram i shtojmë vetë, ndërsa 93 gram që mbeten gjenden në ushqimet që hamë. Po kështu ndodh me yndyrnat dhe shumë përbërës të tjerë, që kur janë me shumicë na shkaktojnë probleme.
Simptomat1- Dhimbje kokë, sidomos në mëngjes
2- Veshët të gumëzhijnë
3- Marramendje
4- Nganjëherë gjak nga hundët
5- Depresion, pa e ditur shkakun
6- Personi nxehet pothuajse kot se koti
7- Skuqje e fytyrës
8- Ndjenjë të fikti
Këshilla1- Përdorni sa më pak kripë, vetëm 800 miligramë në ditë
2- Ashtu si në rastin e dhimbjeve të stomakut, edhe për hipertensionin përdorimi i sotës dhe produkteve me sodium është shumë efikas
3- Konsumoni sa më shumë mollë
4- Produktet me miell misri janë tepër të ushqyeshme
5- Nuk duhet të hani konserva mishi ose peshku
6- Biftekun duhet ta përdorni pa kripë, pa vaj dhe të pjekur në furrë
Tensioni i lartë
Kripa, shkaktari kryesor i tensionit tek njerëzitëPërbërësi që shkakton më shumë problem në rastin e hipertensionit është kripa. 100 vjet më parë ne konsumonim 4 gram kripë në ditë. Sot ne konsumojmë mbi 8 gram në ditë. Rreth 75% e personave mbi 60 vjeç kanë hipertension dhe një në çdo pesë vdekje të moshave mbi 65 vjeç është si pasojë e infarkt në zemër, trombozë ose shkaqe të ngjashme. Metabolizmi i njeriut sot është i përshtatur për ushqimet e dikurshme natyrale.
Hipertension edhe tek pacientët me veshkaKa edhe një grup tjetër njerëzish me hipertension që po rritet çdo ditë e më shumë. Veshkat e tyre prodhojnë një enzimë të veçantë të quajtur rennin. Veshkat e këtyre individëve në fakt prodhojnë rennin me tepricë, gjë që shkakton tkurrjen arteriolave dhe në të njëjtën kohë detyron veshkat të mbledhin kripë. Tkurrja e arteriola dhe rritja e nivelit të kripës në veshka, të dyja këto dukuri, shkaktojnë rritje të tensionit të gjakut.
Zhvillimi i hipertensionit tek personat mbipeshëMbipesha është një faktor tjetër shumë i rëndësishëm. Shumë persona në mbipeshë) kanë prirje për të zhvilluar hipertension. E shpjeguar në një mënyrë shumë të thjeshtë mund të themi se sa më shumë kile të ketë njeriu, aq më tepër i duhet zemrës të punojë në mënyrë që të çojë gjakun në çdo qelizë të trupit. Rrjedhimisht edhe tensioni i gjakut rritet kur zemra punon më shumë.
NGA BAKU.COM
Mushkerite, pse semuremi dhe keshillat e mjekeve
Kripa e tepërt dëmton 10 herë më shumë se sasia normale
Nuk ka një arsye të caktuar se përse shfaqet sëmundja e mushkërive, por ajo që rekomandohet për të gjithë njerëzit është "bashkëjetesa" në një ambient të pastër, pa duhanpirës, si dhe pa asnjë komponent tjetër të dëmshëm për mushkëritë. Nga ana tjetër, sipas specialistëve, fëmijët janë tepër të prirë për t'u sëmurë nga sëmundjet e mushkërive, në rast se ata kanë lindur nga një nënë duhanpirëse. Pasi që në krijimin e mushkërive si organ, foshnja "helmohet" me nikotinën e duhanit, dhe më pas është e vështirë që organizmi i tij të filtrohet.
DuhaniRreth 15 për qind e viktimave të kancerit të mushkërive janë mes atyre që nuk pinë duhan dhe mes këtij grupi, gratë kanë 2 deri 3 herë më shumë gjasa se sa burrat që të preken nga kjo sëmundje. Mjekët nuk e dinë përse ndodh kjo; ose ndoshta është ndikim i përbashkët e të gjithë faktorëve si hormonet, qëndrimi pranë atyre që pinë duhan, dieta dhe ajri i ndotur. Shenja të tilla, plogështia, marrja e frymës dhe kolla kronike shpesh diagnostikohen gabim si simptoma të astmës. Sipas mjekëve, më shumë gra vdesin nga kanceri në mushkëri, se sa nga kanceri në gji, në vezore dhe në ureter, por, megjithatë, fondet për kërkime mjekësore në fushën e kancerit të gjirit janë 10 herë më të mëdha se sa për kancerin e mushkërive. Numri i vdekjeve nga sulmi në zemër, kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve do të zvogëlohet për 7%. Shkencëtarët thonë se kur një person e fillon duhanin që në moshë të re, ai e ka më të vështirë se sa të tjerët për të hequr dorë prej tij. Cilido qoftë efekti i nikotinës, fillimisht në organizmin e njeriut efektet negative janë më të vogla tek adoleshentët dhe të rinjtë se sa tek të rriturit. Kjo i bën ata ta pinë më tepër duhanin. Kur duhani pihet për dekada të tëra dhe në trup hyjnë elementët helmuese, pikërisht kjo shkurton jetën. Pra, nuk është thjesht nikotina, por është ekspozimi i vazhdueshëm ndaj elementëve të tjerë të rrezikshëm të duhanit, ajo që dëmton. Sipas një hulumtimi, vetëm para pesëdhjetë vjetësh është vënë re lidhja e parë midis duhanit dhe kancerit të mushkërive. Hulumtimi tregoi po ashtu se lënia e duhanit, madje edhe në moshën gjashtëdhjetëvjeçare, mund të përmirësojë jetëgjatësinë për tre vjet, ndërsa lënia e duhanit në moshën tridhjetëvjeçare duket se anulon dëmin që i është bërë shëndetit më parë. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se është më e rëndësishme që fëmijët të mos lejohen fare ta pinë duhanin.
NdotjaNdotja e ambientit, është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në përhapjen e sëmundjes së mushkërive. Madje në pjesën më të madhe të rasteve, ndotja e ambientit, jo vetëm në qytete, por edhe në dhomën ku personi jeton, është faza fillestare e shfaqjes së sëmundjes, zhvillimit dhe evoluimit të saj. Sipas specialistëve, grimcat me përmasa më të vogla se 10 mikron janë më të dëmshme për shëndetin sepse ato kanë më shumë mundësi për të hyrë në pjesët e poshtme të mushkërive. Grimcat e ngurta kontribuojnë në mënyrë të dukshme në pakësimin e shikimit. Deficencat më të theksuara mund të sjellin humbje në peshë, lodhje , deficit imunitar, gjë që demonstrohet nga infeksione të përsëritura virale dhe bakteriale. Niveli i ulët i saj shoqërohet me rritje të tensionit arterial dhe rrit mundësinë e goditjes së zemrës, rrit riskun për katarakte të syve si dhe një risk i lartë për shumë tipa të kancerit si ai i prostatës, kolonën, mushkërive etj. Studimet kanë treguar se prezenca e ndotjes së ajrit ndihet edhe me ngushtime bronkiale si dhe reduktim të vetë aktivitetit të mushkërive.
Këshilla1- Jetoni në një qytet që ka ndotje të ulët
2- Shëtisni të paktën 1 orë në ditë në një pyll të mbushur me pemë dhe në ajër të pastër
3- Mos përdorni duhan
4- Mos jetoni, apo flini në një dhomë me duhanpirës
5- Përdorni sa më shumë lëngje dhe supëra për shpëlarjen e mushkërive
6- Vraponi të paktën 10 minuta në mëngjes në ajër të pastër
Mushkritë
Mushkerite, kurohen lehtëKanceri në mushkëri është më i lehtë për t'u shëruar sepse në shumicën e rasteve nuk përhapet në organet e tjera të trupit. Ka njerëz që jetojnë vetëm me një mushkëri, e njëjta gjë si me veshkat, madje sipas specialistëve, është shumë e rëndësishme që të kryhen çdo gjashtë muaj analiza për të parë gjendjen e mushkërive, kjo si një mënyrë e mirë për të mos "infektuar" të dyja njëkohësisht.
Kripa demton mushkerite
Përdorimi i tepërt i kripës shkurton jetëgjatësinë dhe rrit probabilitetin për të dëmtuar mushkëritë. Shkencëtarët amerikanë pohojnë se çdo vit mund të shpëtohen 150.000 jetë njerëzish, nëse industria ushqimore do të zvogëlojë sasinë e kripës, e cila i shtohet ushqimit. Kripa ka ndikim direkt në tensionin e gjakut, i cili është i lidhur me një spektër të gjerë sëmundjesh, mes të cilave edhe mushkëritë.
Ambienti, shkak për semundjeAmbienti në të cilin jeton është tepër i rëndësishëm për të parandaluar sëmundjen e mushkërive. Sipas specialistëve një person i cili banon në një qytet të ndotur tej normave të lejuara, ka mundësi deri në 70 për qind që të ketë probleme me mushkëritë, ky më i rëndi është kanceri. Ndërkohë që një person që jeton në një ambient të pastër, është larg rreziqeve.
Nga baku.com
Mushkerite, pse semuremi dhe keshillat e mjekeve
Kripa e tepërt dëmton 10 herë më shumë se sasia normale
Nuk ka një arsye të caktuar se përse shfaqet sëmundja e mushkërive, por ajo që rekomandohet për të gjithë njerëzit është "bashkëjetesa" në një ambient të pastër, pa duhanpirës, si dhe pa asnjë komponent tjetër të dëmshëm për mushkëritë. Nga ana tjetër, sipas specialistëve, fëmijët janë tepër të prirë për t'u sëmurë nga sëmundjet e mushkërive, në rast se ata kanë lindur nga një nënë duhanpirëse. Pasi që në krijimin e mushkërive si organ, foshnja "helmohet" me nikotinën e duhanit, dhe më pas është e vështirë që organizmi i tij të filtrohet.
DuhaniRreth 15 për qind e viktimave të kancerit të mushkërive janë mes atyre që nuk pinë duhan dhe mes këtij grupi, gratë kanë 2 deri 3 herë më shumë gjasa se sa burrat që të preken nga kjo sëmundje. Mjekët nuk e dinë përse ndodh kjo; ose ndoshta është ndikim i përbashkët e të gjithë faktorëve si hormonet, qëndrimi pranë atyre që pinë duhan, dieta dhe ajri i ndotur. Shenja të tilla, plogështia, marrja e frymës dhe kolla kronike shpesh diagnostikohen gabim si simptoma të astmës. Sipas mjekëve, më shumë gra vdesin nga kanceri në mushkëri, se sa nga kanceri në gji, në vezore dhe në ureter, por, megjithatë, fondet për kërkime mjekësore në fushën e kancerit të gjirit janë 10 herë më të mëdha se sa për kancerin e mushkërive. Numri i vdekjeve nga sulmi në zemër, kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve do të zvogëlohet për 7%. Shkencëtarët thonë se kur një person e fillon duhanin që në moshë të re, ai e ka më të vështirë se sa të tjerët për të hequr dorë prej tij. Cilido qoftë efekti i nikotinës, fillimisht në organizmin e njeriut efektet negative janë më të vogla tek adoleshentët dhe të rinjtë se sa tek të rriturit. Kjo i bën ata ta pinë më tepër duhanin. Kur duhani pihet për dekada të tëra dhe në trup hyjnë elementët helmuese, pikërisht kjo shkurton jetën. Pra, nuk është thjesht nikotina, por është ekspozimi i vazhdueshëm ndaj elementëve të tjerë të rrezikshëm të duhanit, ajo që dëmton. Sipas një hulumtimi, vetëm para pesëdhjetë vjetësh është vënë re lidhja e parë midis duhanit dhe kancerit të mushkërive. Hulumtimi tregoi po ashtu se lënia e duhanit, madje edhe në moshën gjashtëdhjetëvjeçare, mund të përmirësojë jetëgjatësinë për tre vjet, ndërsa lënia e duhanit në moshën tridhjetëvjeçare duket se anulon dëmin që i është bërë shëndetit më parë. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se është më e rëndësishme që fëmijët të mos lejohen fare ta pinë duhanin.
NdotjaNdotja e ambientit, është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në përhapjen e sëmundjes së mushkërive. Madje në pjesën më të madhe të rasteve, ndotja e ambientit, jo vetëm në qytete, por edhe në dhomën ku personi jeton, është faza fillestare e shfaqjes së sëmundjes, zhvillimit dhe evoluimit të saj. Sipas specialistëve, grimcat me përmasa më të vogla se 10 mikron janë më të dëmshme për shëndetin sepse ato kanë më shumë mundësi për të hyrë në pjesët e poshtme të mushkërive. Grimcat e ngurta kontribuojnë në mënyrë të dukshme në pakësimin e shikimit. Deficencat më të theksuara mund të sjellin humbje në peshë, lodhje , deficit imunitar, gjë që demonstrohet nga infeksione të përsëritura virale dhe bakteriale. Niveli i ulët i saj shoqërohet me rritje të tensionit arterial dhe rrit mundësinë e goditjes së zemrës, rrit riskun për katarakte të syve si dhe një risk i lartë për shumë tipa të kancerit si ai i prostatës, kolonën, mushkërive etj. Studimet kanë treguar se prezenca e ndotjes së ajrit ndihet edhe me ngushtime bronkiale si dhe reduktim të vetë aktivitetit të mushkërive.
Këshilla1- Jetoni në një qytet që ka ndotje të ulët
2- Shëtisni të paktën 1 orë në ditë në një pyll të mbushur me pemë dhe në ajër të pastër
3- Mos përdorni duhan
4- Mos jetoni, apo flini në një dhomë me duhanpirës
5- Përdorni sa më shumë lëngje dhe supëra për shpëlarjen e mushkërive
6- Vraponi të paktën 10 minuta në mëngjes në ajër të pastër
Mushkritë
Mushkerite, kurohen lehtëKanceri në mushkëri është më i lehtë për t'u shëruar sepse në shumicën e rasteve nuk përhapet në organet e tjera të trupit. Ka njerëz që jetojnë vetëm me një mushkëri, e njëjta gjë si me veshkat, madje sipas specialistëve, është shumë e rëndësishme që të kryhen çdo gjashtë muaj analiza për të parë gjendjen e mushkërive, kjo si një mënyrë e mirë për të mos "infektuar" të dyja njëkohësisht.
Kripa demton mushkerite
Përdorimi i tepërt i kripës shkurton jetëgjatësinë dhe rrit probabilitetin për të dëmtuar mushkëritë. Shkencëtarët amerikanë pohojnë se çdo vit mund të shpëtohen 150.000 jetë njerëzish, nëse industria ushqimore do të zvogëlojë sasinë e kripës, e cila i shtohet ushqimit. Kripa ka ndikim direkt në tensionin e gjakut, i cili është i lidhur me një spektër të gjerë sëmundjesh, mes të cilave edhe mushkëritë.
Ambienti, shkak për semundjeAmbienti në të cilin jeton është tepër i rëndësishëm për të parandaluar sëmundjen e mushkërive. Sipas specialistëve një person i cili banon në një qytet të ndotur tej normave të lejuara, ka mundësi deri në 70 për qind që të ketë probleme me mushkëritë, ky më i rëndi është kanceri. Ndërkohë që një person që jeton në një ambient të pastër, është larg rreziqeve.
Nga Baku
Prodhohet Tykerb, ilaçi që frenon kancerin e gjirit
Shpresa të forta kundër kancerit të gjirit, sëmundja e dytë që shkakton vdekjen e shumë grave në botë.
Premtimi vjen nga “GlaxoSmithKline”, një nga qendrat kërkimore farmaceutike më të fuqishme, e cila kohët e fundit ka eksperimentuar ilaçin e saj të ri. Tykerb, ilaçi i ri eksperimental, ka rezultuar i efektshëm kundër kancerit të gjirit dhe përhapjes së tij. Studimi për trajtimin e ilaçit nga “Glaxo”, i testuar te gratë në fazën agresive HER2 të kancerit të gjirit, ishte i pranueshëm në mbi 50 për qind të rasteve. Gratë, të cilat kanë përdorur Tykerb në ndërthurje me ilaçin e Roche, Xeloda e kanë përgjysmuar shpërndarjen e kancerit, krahasuar me ato që kanë përdorur vetëm Xeloda, tha dr.Charles Geyer, një studiues i pavarur, i cili drejton këtë studim nga “GlaxoSmithKline”. Geyer është drejtori i Qendrës për Kujdesin e Kancerit të Gjirit në spitalin “Allegheny General” në Pitsburg. Pacientet që vuanin nga kanceri i gjirit dhe që përdorën kombinimin e ilaçeve Tykerb-Xeloda nuk patën më progres të kësaj sëmundjeje për një mesatare prej 36.9 javësh, krahasuar me 19.7 javë ndërprerje të kësaj sëmundjeje vetëm me përdorimin e ilaçit Xeloda, sipas të dhënave zyrtare të paraqitura në konferencën vjetore të “American Society of Clinical Oncology” në Atlanta. Gjatë studimit ka pasur raste që kanceri i gjirit është përhapur, duke shkaktuar edhe vdekjen e pacienteve, po kjo ka ndodhur në 28 për qind të rasteve te pacientet që kanë përdorur kombinimin e të dyja ilaçeve dhe 43 për qind të rasteve te pacientet që kanë përdorur vetëm Xeloda. “Falë rezultateve favorizuese, testet janë ndaluar më herët”, tha Geyer. “Studimet ndonjëherë ndërpriten për efekte etike, nëse një ilaç duket efektiv, mjekët duhet të besojnë se pacientët në studim që nuk e kanë përdorur atë, kanë mohuar kujdesin më të mirë për veten”. Geyer tha se Tykerb duhet të konsiderohet si një standard i ri kujdesi për gratë, të cilat vuajnë nga kjo sëmundje. Në studim u përfshinë 321 gra, të cilat nuk kanë pasur sukses me ilaçin e Genentech. Glaxo planifikon që në deri në fund të vitit të ketë përgatitur të gjitha procedurat për të kërkuar aprovimin e Tykerb nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve. Ilaçet e kancerit pritet të dyfishohen gjatë pesë viteve, nga 24 bilionë dollarë në vitin 2004 në 55 bilionë dollarë në vitin 2009, sipas statistikave paraprake të “IMS Health”. Rreth 400 000 gra diagnostikohen me kancerin gjirit çdo vit në të gjithë botën. Pas kancerit të mushkërive, kjo është sëmundja e dytë e kancerit vdekjeprurës te femrat në pjesën më të madhe të vendeve në të gjithë botën